August 4, 2024

Sa të dashurova shpejtova u martova! – Bashkim Bega

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sa të dashurova shpejtova u martova—!!

Pandemi ama ka një të veçantë lezet
Kemi kohë në shtëpi të hapim muhabet

Grua unë si pëlqej imagjinatat e thata
Siç bëjnë të tjerë të mbledhin lëvdata
Mbledh – vargëzoj ato –që përjetoj
Më pëlqen të zhytem thellë në realitet

Më thua ti pse shkruan për Dashuri
Për mua do të ishte një hipokrizi
Poeti vargëzon atë që përjeton

Dashurinë e kam vrarë vite më parë

Të lëndoj zëmrën që të kënaq të tjerë
Jo moj se s-më ka marrë koka erë !!

Balzaku prozator dhe poet i shquar
Dashurisë të arta vargje i ka kushtuar

Ama shtatëmbëdhjetë vite i dashuruar
Me një goxha konteshë që shpesh takohej
Kuvendonin me orë po se prekte me dorë
Asnjëherë nuk dëshironte e që të martohej

Kishte lexuar e fiksuar disa poetë të marrë
Që martesën e poshtëronin dhe e akuzonin

Se dashurisë i merr zëmrën dhe i bën varrë !!

Kontesha po dilte në pazar blinte presha

Tani ti e di që unë të dua aq shumë
Këtë që them në jetë – ta vërtetova
Sa të dashurova shpejtova u martova

Ja ke njeri tjetër në jetë që të do sa unë !!??

Prandaj dëshiroj që para teje të shkoj !!!

Se qoftë larg -ta zëmë se shkon e para ti
Për mua jeta s-ka më fare asnjë rëndësi

Kush tjetër do gëzojë për mua që po jetoj ???

Ore kështu me fjalë ti të lan e të than
Po njerëzia thotë- je njeri që fjalën se mban
Tjetër gjë kuvendon tjetër kur vepron

-Këtë herë fjalën do ta mbaj-mos më bëj të qaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com