August 10, 2024

Bakllavaja – Silva Alisa Xhemo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bakllavaja

U ngrit nusja me saba
Të tërholli bakllava
Cau arra zuri brumë
Kur të tjerët flinin gjumë

Dhe filloi të hapi petë
Jo pak por tetëdhjetë
U tha njërzve të shtëpisë
Bakllavanë do ta qëndis

Edhe vjerra u gëzua
Mi mori terbjetet mua
Shiko tërhollsin fluturon
Petët nji nga nji i shtron

Nusja e shtëpisë mbaroi
Petët në tepsi i shtroi
Në sobë e vuri për ta pjekur
Edhe mëndjen e kish fjetur

Katër orë do të piqet
Unë po futem në fejzbuk
Se punët kurrë nuk kanë duk

Dhe filloi komunikimi
Fol me motër me vëlla
Dhe miket mbrapa si la
Po vinte dreka me ngadalë
Bakllavaja kish mar zjarr

Kur vajti e kontrolloi
Obo bo cfarë të shikoj
Gjithë petët bërë shkrumb
Ku shkoi gjithë ai mund

Vuri nusja duart në kokë
Gabimi nuk rregullohej dot
Vjerra erdhi dhe e pa
I tha nuses ” Nuk është bërë ndonjë hata”
Këtë herë për Vit të Ri
Do të ham shëndetli

Nga gabimi do mësuar
Mos lesh gjysëm punën e filluar
Cdo pune do qëndruar në kokë
Që kështu kurrë mos ta pësosh

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com