Elegjike (Mjeshtrit Arben Duka) – Sevdail Hyseni
Satirike
ELEGJIKE
(Mjeshtrit Arben Duka)
Kur u nda nga jeta
Mjeshtri Arben Duka,
Mbi krahët e çmimit
Hip kripa edhe buka!
Tani edhe gjellët
Do t’mbeten pa shije,
S’e kemi humorin
Që na bënte hije!
Aq më pak satirën
E pastër biluri,
Na bënte të qeshur
Kur na ikte truri!
N’shoqërinë e mbarsur
Nga huqet e veset,
S’e kemi Arbenin
Për t’na zbutur streset!
Na mungon miku
S’e kemi të lehtë,
Për t’i zbutur nervat
Kur jemi n’siklet!
Në kohën e sodit
Notojmë mbi lavdata,
E dallojmë mes veti
Si dita e nata..!
Por, i dashuri ynë
Na la trashëgim,
Vepra me vlera
E me shumë frymëzim!
Sa herë t’i lexojmë
Satirat e Dukës,
Që e kanë lezetin
Si shija e bukës!
Do ta mbajmë mend
Satirikun meritor,
Kur jemi në qejf,
Kur s’jemi n’humor!
Spica Metalike
(Foto nga interneti)