August 6, 2024

Nuk të shoh më – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk të shoh më

Rrugëve të qytetit tim nuk të shoh më
Asaj rrugice të ngushtë e pa drita,
Atëherë kur dëgjoheshin vetëm të lehura qenësh
Aq e ngushtë ishte sa që e errët dukej edhe dita.

Shpesh kaloi asaj ngushtice
Me shpresë se përsëri do të të takoja,
Por kot më mban kjo shpresë tani
Ndoshta më mirë është të të harroja!

Atëherë nga larg dogjoja
Trokëllimat e takeve të tua,
Me veshje elegante e me një kapelë në kokë vije
Eh, sa shumë atë oromë të parfumit tënd prap e dua!

E ti tani shetitë metropoleve të evropës
Ndoshta dhe ke harrua këtë rrugë në të cilën unë kaloj çdo ditë,
Dëshiroj, por nga mendja s’mund të të heq fare
Ashtu pa dashur ndjendjat ndaj teje më vinë duke u rritë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com