Përse flokë jeni zbardhu – Nijazi Kastrati
Përse flokë jeni zbardhu
Pa më thuaj përse kështu
Ngjyrën tënde ke ndryshu?
M’ke bërë kokën kësulë të bardhë
Po dhe kjo s’të ka mjaftu.
Më ke lëshu ca rrudha në ballë
Ca në fytyrë e ca në mjekërr
Shpesh mendohem vet më vete
Si ndryshova u bëra tjetër?
Një nga një dhëmbët mi more
Dhe fuqinë n’rini që pata
Tash i lodhur e i molisur
M’kalon dita e vie nata.
Nuk u ngope me këtë ndryshim
Tash dhe trupin e do të kërrusur
Dhe bastunin në dorë t’ma vësh
Këmbë e duar të këputur.
Dhe në tel kur filloj t’shkruaj
Disi gishtat po më dridhen
Nga këto dridhje ngatërroj tastet
Shumë gabime më përvidhen!
Të dëgjuarit po rëndohet
Gjitha fjalët mbrapsht i marr
Syri im s’ka qenë kështu.
Dhe në largësi bukur kam pare.
Kjo pra është mosha e tretë
Nuk e thërret por vie vet
Dalë nga dalë të merr gjymtyrën
Dobëson trupin, të rrudhë fytyrën!