Peshkatari – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Peshkatari
Heret në ag
kur nata nga dita
nis e ndahet,
shkopi i tij tashmë
zgjatet e zgjatet,
mbi lumun e thellë,
vërtitet karremi mavi.
Nuk vonon e peri dridhet,
shkopi lëviz, dora tundet.
Peshk sa shuplaka e hapur
në të ka rënë,
duart e tij flakë në punë,
heqin, marrin, shpejt-shpejt,
dita e gjatë….
këndon një shpresë.
Ditët janë shumë të mbara,
po dhe bëhen pa gjë fitimi.
Peshkim i duhur, qeshet fati;
ditë e humbur, qanë mëraku…!
19.12.21
Hamburg
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com