Bekuara Shqipe – Tyran Prizren Spahiu
Bekuara Shqipe
…gjuha epike e shkronjave ShqipNjë,
pikturave lavdin jetëson,
rapsodët ngrit mbi epokën,
opium i ARTIT, nxit botën të mbretëron….
*
Qëndistarët e vërtetë shëndrisin,
shpirtin shkronjat peshojnë,
ja ku është ndërgjegja, burim i çiltër human,
maestrot e jetës, pishtarët që sundojnë mirësinë.
*
…Mendimtar, Fisnik, Prind,
Atdhetar
është hapur Porta e Mirësisë
mirëpret Bujarin,
Tolerantin, Besimtarin për
Parajsën e Bekuar.
*
Në pendën e tyre betohem,
çmojnë më se lartë fisnikërinë,
janë pelegrinët ngritur mbi famë,
modestit, yjet e tyre shkëqejnë tej-jetësinë.
Prof Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetije
Gjurmet e perjetesise