Peisazh festash – Nevrus Karamuco
Peisazh festash
…………………
Zbardhur. ,debora mbi supe
ne prag dimri me acar
stolisur ,kurore nusesh
trendafil ,margaritar
Desha te kepus nje gonxhe
pak ere te mire te marr
te prek petalet e kuqe
mu drodh dora ne llastar
Krahasova thinjen t’ime
me degët e blinit perballe
me mahniti pamje t’ija
harrova ,pse kisha ardhe
I erdha bredhit verdalle
nje dege prej trungut t’ja xh’vat
t’i ve drita vezulluese
per vitin ,qe po leme pas
Vitit qe po pret te vije
t’i uroj te jete i mbare
te gezoje zemrat tona
gjithe botën anembanë
Degjova nje ze te embel
simfoni tingujsh ne skenë
jemi ,mbretërit e pyllit
jemi ,pemet ” mos na prek ”
Ne i japim shijen jetes
si ne dimer ne pranverë
neve jemi mbrekullite
Jemi Zot .. qe zgjatim jete .
28 dhjetor 2021