August 9, 2024

Vendit tim!! – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vendit tim!!

Pse e dua vendin tim?
Për një stan atje në brinjë
Për çdo këngë e për çdo hije
Për çdo shenjë perëndie

Për çdo gur ku plasa gjurin
Për çdo fjalë ku njoha burrin
Për çdo lule të beharit
Dhe për borën e janarit

Për çdo vend ku shkeli këmba
Për çdo mal që syri sheh
Për dritën që e hedh hëna
Dhe për qellin plot me re

Për një shkëmb në faqe mali
Për një sokëllimë djali
Për një plak që rri në hije
Për një të qeshur fëmije

Unë e dua vendin tim
Për një krua,një burim
Edhe për një këngë bilbili
Që këndon në ditë prilli

Këtu lindëm e u rritëm
Hodhëm rrënjët si një lis
Gjithë rrufetë këtu i pritëm
Me bekim të perëndisë

Më gëzon shpirti e xhani
Kur fryn veriu në verë
Do të ngrihesha nga varri
Që ta shihja dhe njëherë

I shkruaj me të shpirtit ,lotë
Si për vete,,dhe për botë
Se i ndjejmë dhimbjet e tua
Që nga kocka der në thua

Na erdhi si një mallkim
Po të lenë o vendi im
Do të qajmë me ulërimë
Si nëna që qan të birë

Do të mar një grusht me dhe
Ku do shkoj ta mbaj me vete
Të kujtoj timen,fole
Të nxjerr mallin,të nxjerr derte!!

Vlorë 26/12/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com