August 3, 2024

Ehhh, festojmë ! – Tyran Prizren Spahiu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ehhh, festojmë !

…,natë kjo e çmendurisë që doemos na begaton
shtruar është sofra e bukur e pasurisë
ofrohen buzëqeshjet madhështia e kënaqësisë
po, dëshirojmë të mirat prore të na rrethojnë….

…burri i botës larg ka familjen, në gurbet
vendosur është të ndiej afërsinë
ulur pranë kompjuterit bashkëbisedon
ngrohtësia e përqafon uron vit të mbarë nga largësitë….

ata…ulur në restaurant LUKSOZ, festojnë
syri xhelozon tavolinën e mbushur
janë mësuar tekanjozët të shijojnë ushqim mbretëror
kjo ndjesi zemren e zeze i pasuron…..

uhhh…dy shpirtra të urritur skamja ngulfat
fëmijët fundosur në skamje, kafshata mungon
heshtur, ngadal mbledhin të mbeturat
buzëqeshja urrejtëse varfanjakët ushqen …

..ky postim do më shoqëroj në këtë natë të ftohtë
mbështjellur me heshtjen time në dhomën e nxehtë
jo shumë larg aty dikund ngrirë qëndrojnë
fëmijët e gjorë kërkojnë mëshirë dhe pakëz ushqim.

Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com