Më ke vëlla.. e të kam motër ! – Ylli Meçe
MË KE VËLLA.. E TË KAM MOTËR !
…..
Për shekuj e shekuj na përcolli kjo fjalë e artë
Është një zakon i lashtë qe çdo shqiptar e ka
Atë s’mund ta gjesh shkruar në ligj a në kartë
Të madhërishmen fjalë : “TË KAM SI VËLLA “!
……..
Kur historia marrëzisht ngrihej gjith suferinë
Dhe zjarrin ndezur, shpesh na e ka fik ne votër
Me shpirtin tënd mi lidhe fort plagët e luftës…
E mira shqiptare, të dua e të KAM SI NJË MOTËR !
……
Bashkë në jetë me pushkë i ngjitëm malet
Dhe me zemra në vite, ne ngritëm çdo kala
Më thoni shqipja në fluturim, a mund të ndalet?…
Ndaj përherë e thirra “MOTËR”e ajo më tha “VËLLA”
…..
Sa fjalë e bukur kjo, në kët’ tokë të lashtë plot lapidarë
” VËLLA E MOTËR” të tillë nuk gjen, ndaj jemi shqiptarë !