August 3, 2024

Kohë e pa kohë – Xhelal Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kohë e pa kohë

Çfarë kohë na erdhi asgjë më nuk ka lezet
Më as gëzimi nuk është gëzim as festa- festë
E fjala Besë, moti ka shkuar për rrush
Më as dasmat nuk bahen me krushq
U përdhos tradita u përdhos shenjtëria
Në vend dashurisë na sundon mëria
E shpresa thonin vdes e fundit, vallë paska vdekë
Pas vdekjes së shpresës askush më nuk ka mbetë
Jemi zhytur deri në fyt në fekale antivlerash
Jetojmë në llum si në kosh plehrash
Më fëmiu se respekton prindin as vëllau vëllanë
Po deshe të ngresh fjalën përfundon në bela
Jemi në hall në një kohë të pështirë
Duke prit se një ditë, kot, do të bëhet mirë
Çdo gjë në jetë e marrim me karar
E ne si ajo thënia, prit gomar satë mbijë bar…
Xh.H

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com