August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kujtimi Yt!

Kujtimi yt, me shfaqet papritur ne naten ku jam
dhe lotet e mi, lindin si deti, ne furtune
e braktisur jam si zogu, pa shtepize
dhe mallkimin tim e hedh tutje, e mbyt ne lume.

Zemra ime e sfilitur, mezi po mban peshen e dhimbjes
dhe pikellimin per ty, nuk di qe ta fshehe
sa te desha une ty, te kujtoj cdo dite, ne kete ore
dhe etjen e padurimit e shtyj ende me thelle.

Une u hodha per ty, ne lumin e kercenimeve
une per ty, durova te shumta dhimbje qe s’tregohen
por fati im, ishte i tille qe une te vuaj
ne kalane e dashurise sekrete qe s’harroet.

Dhe lotet e mi, me dermonin shpirtin
kurse zeri yt, lulezonte si ne kenge perhere
e syte e mi mgjse vjeshte, mjegullonin
syte e tu, shikonin cdo gje perreth si ne pranvere.

E braktisur jam, si zogu pa foleze
ne syte e mi, notojne hijet e tij, mes loteve
sa larg dashurise qe ishe ti, atehere
kurse une s’te harrova as me kalimin e moteve.

Eva Zoto

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com