Ndonëse poetët… – Xhelal Hoxha
Ndonëse poetët…
(Duke i ruajtur ëndrrat e tyre;
Të dehur e të etur për njerëzi…)
Ndonëse, në ndonjë dhomë të mikut tuaj të mirë
nuk sheh ndonjë bibliotekë, libër,
ndonjë shishe me verë, ose me raki;
Dijeni fare mirë se aty, në at dhomë, shtëpi:
“Nuk ka dije, kulturë, civilizim;
kultivim, shkollim, por edhe as dashuri…!”
Filozofia popullore, por edhe poetët dikur do të thonin:
Ndonëse gjithashtu, edhe nëse shihni ndonjë dritë,
aty afër mbas mesnate në ndonjë shtëpi;
“Dijeni fare mirë, se aty është ndonjë poet, kontabilist;
Apo janë duke ruajtur ndonjë kufomë, të ndonjë gruaje, apo burri?
Për hire të shpirtit të saj, ose të ti!”
Tani më në këtë kohë të mendimit e të përparimit njerëzorë
Fatmirësisht, që shumica kufomave po ruhen në murge
Me një respekt e kulturë të lartë sinqeriteti e dinjiteti
Ndonëse, gjatë jetës së ndonjë personi të bindur, ose jo më kot
Nuk ka asnjë njeri në këtë jetë-botë; Pa kusure, ngarkesë, apo borxhe!…
Njëkosisht, me një xhelozi të pa parë e të pa dëgjuar gjer më tani
Ndonëse, vetëm poetët i ruajnë ëndrrat e tyre të përjetshme
Për mos me ju vdekë kurrë, për çdo grua, fëmijë të rritur e burrë…
Edhe pse tërë jetën e tyre janë përndjekë, dhe kanë hekë, si gjarpri ndër gurë!..
Të dehur njerëzisht e shpirtërisht me gotat e verës duke pi
Shpeshherë me birra, por ndoshta edhe me raki!
Qe besa, edhe pse në jetë e për jetë, për një realitet të vërtetë;
vetëm me një dashuri dhe për dashuri!…
Poetët sigurisht munden me qenë zgjuar gjithmonë
Duke i ruajtur ëndrrat e tyre nga vdekja!
Që me të vërtetën e tyre, të përparimit e të njerëzimit,
shpeshherë kanë për të mos vdekur kurrë!…
Xh.H