August 5, 2024

Në një sofër labe vargu bën dolli – Namik Selmani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në një sofër labe vargu bën dolli
Petrit Rukës
Nga Namik Selmani, Boston

Do vijmë te ai varg si në një portë fëmijërie.
Do i biem pragut të heshtur me një bastun.
Eja, dil, mik e na u shfaq në këtë heshtje vjershërie,
Se vjeshtës ia ka zënë vendin një dimër i butë.

Ah, nuk shkojmë dot në sofra Turani, mbi Tepelenë!
Na fal që ison ia kërkojmë vetëm shushurimës së Vjosës
Shtëllungat e reve po vijnë përherë e më shpesh.
Gjer këtu larg, mes zhurmërimës të botës.

Rrufitja a kafesë pa ty lëviz muret e kalasë.
Meteorologët nuk e shënojnë dot në hartat sizmike
Guri është bërë si fëmijë që nis papritur të flasë.
Apo të ligjërojë në ca gurgëllima dashurie.

Ti mbete një tel kohe me një rrobë të pambledhur.
E rreh veriu, e kërkojnë duart e nënës së mallet.
Në strehën e ngrohtë dallandyshje është fshehur.
Tek i jep zogthit të posalindur një fill me kashtë.

Në sofrën e heshtur një qiri për ty dritëzon.
Me gjethet e fundit të lisit do ngrejmë për ty dolli.
Në ylberet e grykave masati i fjalës xixon.
E ne betohemi ballëmenduar para teje: “Pasha këtë poezi!”
9 janar 2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com