“Kur fle një poet”… – Oltjona Selamaj

“Kur fle një poet”…
Hesht fjala, kur prehet poeti
Por, trumbeton tingulli i saj…
Fjala e poetit, që prehet
Kthehet në këngë paskëtaj…
Kur fle një poet, zgjohen engjëjt…
Rima, muzë e përcjelljes në amshim…
Njerëzia, pikëllohet për të ndjerin…
Dhimbja, ndjesi jashtë zgjedhjes.
Qetësia, mbretëron mes përseve
Kur mosha e re, nuk ka kohën e fluturimit pa kthim…
Habia e shkuarjes shpejt tek ati…
N’ a kujton se koha, shkon me nxitim.
Shkoi sot një mik poet,
që e njoha nga arti i tij ..
Shkoi një shpirt miku i sinqertë…
Që botës i dhuroi poezi …
Paqja, e dashuria e njerëzve
E shoqërofshin në përjetësi…
🙏😥🇦🇱
Autore: Oltjona Selamaj Magnani
Lamtumirë mikut poet, që sot prehet i qetë, të ndjerit Demir Gjergji…