August 7, 2024

Ma ndez zemrën arbërishtja – Namik Selmani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ma ndez zemrën arbërishtja
Arbëria matanë detit na kujton
Se na të huaj jemi te ky dhe
Zef Serembe
Ndë kangjel të vargut-diell
Sulem, zbres e ngrihem prapë.
Me purtekë e prek një qiell
Që të zbres yjet e bardhë.
Kërkoj gluhë mëmëdheu
Dhe kur goja zë të meket
Si ta kisha forcë Anteu
Marr nga toka amanetet.
Marr nga shqipja flatrim ëndrre
Ndë katund të ndez kandilat
Portë më portë mes tinguj kënge
Trokëllijnë pa fund lirikat.
Ndë Strigar jehon këmbana
Këmbanon nëpër agime
Dorë më dorë përcillet vallja
Nëpër troje shqiptarie.
Gojë më gojë vjen ARBËRISHTJA
Sjell në brigje tre pranvera
Ma ndez fjalën përtëritja
Ma bën det me luleshqerrra.
Më përcjell një shpirt Serembje
Dallandyshja nga Strigari
Me të zgjohem, sulem detesh
Ku mbi valë mundet tufani.
Me të zgjoj gjithë dashuritë
Nga Brazili gjer në Jon
Flas me malet, Perënditë
Për poetin zemërngrohtë
Shkërmoq dheun nëpër duar
Dhe në sy përlotem prapë
Zgjohet varg i ëmbëltuar
Ndë kangjele, në Strigar

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com