Mbajeni mend… – Xhelal Hoxha
Mbajeni mend…
Gjithmonë sa të jam gjallë, në këtë jetë, ty Atdhe, kam me t’kujtua…
Edhe nëse s’kam laps letër , kompjuter me t’shkrua;
Do ta gjeja formën tjetër, ku me një makinë të shkatërruar
Qoftë edhe e vjetër e pa tastierë, do të lë gjurmë si një burrë…
Mbajeni mend, që kur të vdes një ditë, në varrin tim pran varrezave
Aty, kjo do të mbetët si dëshmi e shkruar mbi gur…
Pa dëshmitarë, por si një i ndjerë, me një skamje e mjerim
Me një të kaluar në vuajtje me një furtunë që kisha vazhdimisht;
Këtë nuk do t’jau dua, juve të tjerëve assesi;
Por, do të dua për ju, një të ardhme të ndritur e pa dhunë!…
Aty diku afër teje, me eshtrat e mi, që si ADN do të më mbesin
Të lë një porosi me një mall e nostalgji
dhe me një gjurmët vetme do të shkruaj:
Edhe nëse tretem një ditë, pra mbajeni mend;
Do të gdhendi e skalis deri në përjetësi fjalët dashuri!…
Me një dashuri të sinqertë idilike, shpirtërore e njerëzore
Ku dua t’ju bëja me dije, se në tokën time e të parëve të mi
Unë assesi nuk isha dhe nuk mbeta, si një statujë dhe një i huaj;
Shpirti, zemra e mendja njerëzore, si njeri i mirë e me jetë të pështirë;
Përmes vargje të arta e të ndritura, për ty gjithmonë do të shkruaj!…
Prandaj mbajeni mend, ju o njerëzit e mirë, e të lirë
Sepse, një ditë do të vije koha për të gjithë, do të bëhet mbarë e mirë;
Ku në tokën e Atdheun tuaj-timin, dua t’ju them ballhapur: Lamtumirë!
Xh.H