Mëngjes i bardhë – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MËNGJES I BARDHË
-Për fëmijë-
Jo si çdo ditë tjetër
Na erdhi mëngjesi
Ishte zbardhë natyra
Kur këndoi këndezi.
Këngën e tij sot
E zgjati më shumë
Paralajmëroi dimrin
Që erdhi n’katund.
Kecër edhe qingja
Blegëronin nga stalla
E shikonin borën
Nga disa të çara.
Mbi degët e pemëve
Një zog cicëron
Bora që ka rënë
Jetën vështirëson.
Ishte futur n’stelë
Edhe qen Baloshi
Macja laramane
Strukur ish te koshi.
Kësaj bore të bardhë
Iu gëzua njerëzia
Fëmijët përgatitën
Saja edhe skia!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com