August 3, 2024

Zeneli ynë ! – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zeneli ynë !!

Dridhu-dridhu-tel i çiftelisë,
jepi tingull melodie poezisë,
me ty gjithë Benda këndon,
Zenel Bastari-krenaria jon’ !

Patrioti ynë-zemër qelibar,
rrënjë identiteti në Bastar,
forca e Tij-shkëmb graniti,
tiraninë n’themel e tronditi !

Zeneli-me çallmë mbi kokë,
artizan flori-i rrall’ mbi tokë,
Zeneli-vjershëror e bejtexhi,
demaskoi ç’do padrejtësi !

Poeti ynë-i drejti dynjasë,
shpirti Tij-zëri i fukarasë,
apel i fort’ n’shesh mejdani,
se i lëngonte fort vizhdani.

Jehon kënga-n’zemër mall,
Zeneli ynë-zhevahir i rrallë,
fjalë/artë-ikonë në histori,
krenaria jonë në përjetësi !!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:20.01.2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com