August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ndjesi

Kush më flet për emocione.
Vetë ndjesit mase peshon.
Shpresoj të peshojë dhe fjalën.
Se shpirtin fjala shënon.

Fjala e bukur mirësia.
Vetë ndihmojnë çdo pasion.
Dhe fizika e kimia.
Kanë një rol e një mision.

Kush më flet për gjithësinë
Kush ndjesive u këndon.
Kush di e fal dashurinë.
Nënë?
A një zot e drejton ?

Një femër fal dashurinë
Një nënë kurrë s’e tradhëton.
Zemrat përpunojnë ndjesitë.
Të drejtat kush mi rëndon ?

Kush e kërkon shënjtërinë.
Që dhe jetën vetë sfidon.
Kush e ngrijti shën mërinë.
Që lot burrit provokon.

Kush lë pa ëndrra fëmijë.
Ëndërra e gjumë kush trazon.
Kush bën me dashje jetimë.
Kush dhe prindin e hashon.

Sy që sfidon largësinë.
Pas dritardeve përgjon?
Kujt i dhatë fjalën e hidhur
Zoti i madh e kontrollon ?

Gjuha ka motër shprehinë.
Fjala ndjek çdo një pasion.
Pse gjuha me letërsinë.
Dhe volgaren praktikon ?

Ndaj kur flas për emocione.
Një e nga një i shtjelloj.
Nuk egziston ndjesi qorre.
Tēmthin lën të reagojnë.

Çdo ndjesi është në ajër.
Është në sy edhe në gji.
Hapni sytë e bëjini katër.
Ndjesitë janë tek çdo njeri.

Ndjesitë zgjuhen në çdo lindje.
Që fëmijë i kultivon.
Aty gjejmë të gjithë përgjigje.
U jepni ndihmë me pasjon.

Jeta ëndrra e pasione.
Në çdo hap këdo drejton.
Ëndrra s’mund të jetë gjitone.
Në çdo mendje mbi jeton.

More njerzit tek ne fes *
S’është jeta veç intetes.
Gjithëkush që ëmbël këndon.
Zgjuaj në zemër pasion.

Kush ndjesitë më ka kalitur.
Sytë i ka po nuk shikon.
Muza s’më njeh interes.
Ndaj në dhimje reagon.

Dhimbja s’mposht dot dashurinë.
Me jetën më shumë sprovohet.
Ndjenjat se pranojnë vetminë.
Vet vetiut që rebelohen.

Dashuria mbi jeton
Për mua s’ka fund a nisje.
Në çdo aspekt e praktikoj.
JO VAJZË VALËSH NË PRITJE.

Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskocelaj Fisti.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com