Dilema Komike – Fetah Maliqi
DILEMA KOMIKE
Nuk e di pse Ifhone ka Zot,
nuk di pse fb, interneti sundon.
Kohë çudirash sundon sot,
Përparimi – kurthi i rëndë.
Po, që të jep dorë zhvillimi,
lehtëson punët, shton mallë.
Po, që të ngrit mendjen te qielli,
të bën dhe egoist, harrestar!
Shtëpia plot njerëz e asnjë s‘flet,
Mesazhe, viber, pa kufijë muzikë,
veç e veç për vete jetojnë
e kurrsesi dhe për të tjerë.
Shikojnë statuese, numra,
foto, mesazhe, emra,
pse i/e dashuri/a „like“ s‘i hedh?
Facebook, twiter, viber, whatsApp!
Të reja nuk ka….pres,
Kush? Çka? Do hedhi,
Sëmundje e rëndë në shoqërin tonë,
pranga zhvillimi, ku jemi…!
Nga vëllimi me poezi:
„Re të zeza ende mbi tokë“
27.01.22
Hamburg