August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Përshëndetje këtë fundjavë miqësia e dashamirësit e mi përmes një cikli poetik

D I M Ë R

Në pikun e tijë dimëri mbërriti,
Çdo gjë u vesh me të bardhë,
Aroma, ngjyra e luleve,
Shtegtoi qiellit si tinguj kambanë.
Kujtimet mbeten në lisharsin e degëve
Me dëshirën zemërngrohtë të takimëve;
Erërat dhe retë i morën shikimet
Në qiejt e përqafimëve.
Mbeti puthja e gjethëve
Nën pështafin e myshqëve,
Tretur në vajtime.
Oh, ditë e takimëve!…
Lulet, gjelbërimi, u arratisën,
Pëshpërimat e përbetimëve
Mbeten në kopështin e lumturimëve
Si dëshira të pa realizuara
Nga mëdyshjet meskine.
Pyete e dashur shpirtin tënd
Për dëshirat e pa realizuara,
Pyete!…
Se kjo stinë dimërake do ikë,
Do vijë stinë e lluleve të gjelbëruara.

K Ë T Ë M B R Ë M J E
I vetëm këtë mbrëmje!…
S’e ndjej ngrohtësinë e njerëzve
Kur derdhej lumë bregut Erzenit,
Nën ndriçimin e vështrimëve,
Stoĺave të drunjtë.

Në varkë gëzimi kolovitesha
Në rrjedhën e syve,
Shëtisja skutave të fshehta
Kur thurja ëndërrime.

Ecja në gjurmë hapash,
Gërricesha në vragat e shikimëve;
Vetmija strukej në qënien time,
Velore kthehesha,
Në vozitjen e ndjesive.

Muzika shlodhëse
Ëmbël vinte nga sokaku:
“Vajza të bukura ka Shijaku.”

P O E T I T E R O S
Shko në rrugën e “zgjedhur” poet,
Mos më fto në të tuat labirinthe.
Çdo e shkruar me erosin tënd
Është një kthinë me hipokrite.

Koha jote endet në mjergull e llohë,
Gjithkujt si kambanë i rri zodiaku;
Mëndja gërmuqet kudo e pakohë,
Shqyer ndër dhëmbë luanësh Shën Marku.

Shko miku im në erosin tënd,
Unë s’kam ndërmend të vi tek Ti,
Në shpirt më gërric tjetër gjemb,
Mbushur jam me shtrëngata ankthi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com