August 3, 2024

Elegji per ty Nene! – Albana Gjoni Semini

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Elegji per ty Nene!

Dedikim per vjerren time!

Ah moj Nene sot ke 17 dite qe je larguar,
Sot ti nuk e prite ditelindjen tende me ne per te festuar,
Ti qendron e heshtur atje poshte nje selvie,
Trupi jot në paqe prehet I qetesuar.

Sot po bie shi,qielli derdh lotet i trishtuar,
Malli per ty akoma nuk eshte shuar,
Fjalet dhe lotet ti dergoj me rete e bardha,
Dhe sot qielli lotet shkundi tek ti te sjelli urimet e bekuara.

Dhe tani nuk je me e gjalle
,Nene me emer te rralle,
Oh sa Bosh eshte vendi jot,
Deren hapur mbaje gjithmone.

Dashuria dhe bekimi I Nenes,
Eshte mbeshtetja me e fort,
Shikimet me syte e saj te thelle,
Mbushen shpirtin tim me paqe zbuten shpirtin,
Ndiej nje lumturi Kur Nena me bekoi,
Uratat dhe bekimet e saj ishin fjalet e fundit.

-Nuk vuaj per yzmet, se yzmetin ma bere,
-Nuk kam me fuqi ti bej sherbim vetes,
Jetova i pashe te mirat dhe te keqijat e kesaj bote,
Tani dua prane Zotit dhe njerezve te mi te shkoj,

Me urove me zemer:
-Te le uratat e bekuara se ti ma bere yzmetin!
-Te kesh te gjithe te mirat e kasaj bote!
-Te kene shendet dhe fat te mire femijet!
Dhe t’ju shikojne juve te dyve!
Nuk mund te ikte Nena nga kjo bote
Ishte Nene e zgjuar e madhe shume në moshe.

Në perpjekje per jeten
Tani e shoh jeten te permbledhur
Me mundime te lodhur me rrudha e thinja ne koke,
Sa shpejt qe vjen vdekja dhe njerezit e dashur largohen në kujtime mbetur.

Doje te ikje në stinen e luleve,
Cdo dite mbaje lule në gji e në duar,
Borzilok, mender, trendafila,
Në mes aroma lulesh ishe e gezuar.

Nje tufe me lule në Janarin e acarte
I mblodha per ty, lule te celura,
Lulet plot ngjyra ne gji ti vura,
Atje ne boten e pertejme ere ti merje.

Te falenderoj nga zemra,;
Per te gjitha vitet qe jetova me ty,
Me mesove t’i beja adetet deri në fund,
Shpirti jot I bardhe te prehet në paqe në shtepine e Zotit!
Drite dhe lule t’ u befte vendi në ate bote!
E paharruar je në zemrat tona!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com