August 8, 2024

Fetah Ajeti – Çaushi – Një jetë në shërbim dë dritës – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FETAH AJETI – ÇAUSHI
Një Jetë Në Shërbim Të Dritës

(Botimi i gjashtë)

Të rralla janë rastet në histori që lindin figura dhe shtylla që lëvizin tërë një epokë edhe në rajane të skajshme dhe të vogla.
Fetah Ajeti – Çaushi ishte një burrë largpamës, burrë odash e kuvendesh me nam, por edhe i mençur i një kohe pa kohë, andaj ky njeri qe i njohur në Busavatë, Malsi e Gollak, Anamoravë, i cili, 12 vjet ka shërbyer në ushtrinë turke dhe karrierën e bëri në disa vende të Azisë, ku më pas, kthehet në Janinë e në fund vjen në Kosovë.
Këto raste shërbejnë për të demonstruar fuqi të papara refleksionesh me ngjyra të ndijshme. Fshati regjenerohet, qoftë nga vetëbesimi që u jep një përfaqësues i tyre, qoftë nga sukseset që vazhdohet të ecet, si grumbull portretesh dhe si veprimtari galerish pikturale në ndërgjegjen e kohës, që bëhet edhe kohë e tyre dhe që cila është pasqyrimi edhe i mendjeve më të thjeshta.
Me këtë nxirret në shesh vetë madhështia e tyre.
Jeta e një plimi shpendësh, kur udhëtojnë nga një pjesë e kontinentit që fillon e prishet ekuilibri jetësor dhe kur shtrëngojnë mengenetë e kohës e stinës, përngjanë shumë me koordinatat e përqëndrimit të shqiptarëve, dramave, synimeve, filozofisë si për t’i bërë ballë momentit dhe realitetit historik.
Duke kuptuar se Perandoria osmane kishte nën sundim këto vise, ekzistonin edhe disa mundësi që të bëhej dhe një mbijetesë, që mund të parathoshte se edhe nën këtë masë shtëllungash të reve të zeza , mund të dëgjohej tik- taku i orës biologjike të njeriut të këtij vendi.
Jeta e familjes së Fetah Ajeti – Çaushit, por edhe jeta e familjeve të tjera, edhe të fshatit të lindjes, Busavatë e Dardanës ( ish Kamenicë), por dhe të vendit , qe e rëndë, me pak mundësi jetë për së mbari, sepse i tërë vendi ishte shumë i pazhvilluar.
Një qiell prore i errët, një fushë prore me tepër shumë mundime, por dhe jo shumë përfitime nga punët në bujqësi e blektori.
Ishte një luftë e përhershme me jetën, me kushtet e stinët, me rrethanat historike të pamundësisë së hapjes së horizontit për t’u ngritur cilësia e jetës.
Një shtrëngesë e përhershme.
Një tingllimë ore që parathoshte kodrën para syve.
Një përplasje e errësirës e paqertësisë dhe sinqeritetit e dritës për të mirën e përgjithshme…
Me në fund më erdhi në mendje thënja e të parëve , në takimin e fundit me Fetah- Çaushin e madh dhe atë rast, me vete, e kamë shëndrruar në vargje, që i kujtoj shpesh:

“O Fetahi kur na la,
Unë po iki – qetë më tha !
Po gjithnji ktu jam,
Mish e eshna ktu i kam !
Shpirti im do t’ju ngojë,
Ai ju shumë do t’ju dojë,
Do t’jetë i lirë këtij vendi,
Kur liria do t’fitohet,
Shyptarisht do t’flasë kuvendi,
Kur shqypja nalt n’qiell,
Do t’nihet krejt e lirë…!

29.01.2019
Hamburg

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com