August 9, 2024

Meditim ne varreza – Azem Baliaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Meditim ne varreza

Ne vite kemi percjellur te dashur ne boten tjeter,
Trimerisht dhe me shpresa jeten kemi vazhduar,
Kjo “perralle” dihet, eshte sa vete bota, e vjeter…
Ashtu si perrallat qe, brezat, presin per t’i jetuar!

Kemi derdhur lot me ngasherim nga malli, ndarja,
Kemi heshtur duke menduar se do na vije radha,
Na ka patur hije dhe qendrimi burreror, dhe qarja,
Dhe kemi vijuar te festojme…”perrallat” e bardha!

Jemi lutur: te jetojme paster, te vdesim me nder…
Te percjellim denjesisht te dashurit, shoket, miqte,
Ama, vetem nje gje te vogel e harrojme ngahere:
Kesaj bote, askush nuk ia vjel, krejt i vetem fiqte!

Lissus,11.02.2019.-ajb-

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com