Nuk e di – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NUK E DI
Nuk e di se
a do jemi prapë si dikur
si atyre ditëve
kur të këndoja këngët e zemrës
atyre netëve me yjet e ndritura.
Nuk e di se
a do të ecim
rrugicave me kalldrem
të ngjitur dorë për dore
që zogjët na përcillnin nga dega në degë.
Nuk e di se
a do të ulemi në tavolinën e vjetër
përballë njëri-tjetrit
ti kujtojm vitet e kaluara
të flasim si herave tjera.
Nuk e di se
kur ti mbylli syt a do të vish
me një tufë lule tek varri pa lotuar
eja ashtu në heshtje pa folur asnjë fjalë
më kujto, vetëm më kujto
Xhevat I. Prebreza 05.02.2022, Prishtinë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com