Atje – Sahit Ymeri
E diel, më 20 shkurt 2022, në orën 16:14
ATJE
Atje tek lulet, ku kanë aromë,
Atje tek dallëndyshja, ku ndërton folenë,
Atje ku bleta, thith nektarin nga lulet,
Atje ku era e lehtë, merr e shpërndanë polemin,
Atje ku shqiponjat vëzhgojnë a sodisin lëndinat,
Atje ku të ikësh ti, e malli të vjen këtu,
Atje ku nuk je ti, lot i ri e i vjetër bashkohen,
Atje e këtu derdhën si ujëvarë,
Atje në kostum me shumë ngjyra,
Atje ku pranvera i pjekë vishnjat,
Atje ku mendja të rri, jep relaksim qetësisht
Atje ku shpirti e zemra, ndërrojnë ritmin
Atje ku zbathja, ta jep ndjesinë e dashurisë
Atje ku fluturon bashkë me erëlehten
Atje ku të merr dashuria, në supet e saj e të bartë…
S. Y.