August 3, 2024

Dashuri e humbur – Asllan Miftari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dashuri e humbur

Ku humbe…! – Ku u trete dashuri !
Sot o kurrë, bota ka nevojë për ty
Dashuri ! – Kush të çoj në amshim
Tërë bota sot, për ty është në pikëllim !

Dashuri kthehu ! – Eja dhe njëherë !
Eja njerëzimit sjelli pranverë
Dashuri eja ! – Eja mos u vono !
Eja nga gjumi letargjik na zgjo !

Dashuri zgjohu ! – Ri-lind dhe njëherë !
Pa ty bota është në skëterrë
Sot njerëzimi është në pikëllim për ty
Njerëzimi nga ti kërkon..! – Ri-zgjim dashuri !

Dashuri ! – Për ty sot vuan, dhe vendi im !
Dhe zogjtë ikin e thonë, nuk ka më pas kthim
Dashuri eja ! – Eja shpirti im !
Eja dashuri e ngroh, dhe mbi qiellin tim…!

– Dashuri..!
– Bota kërkon.. – Ri-zgjim nga ti !
– Bota kërkon.. – Shërim dhe qetësi !
– Bota kërkon.. – Paqe dhe liri !
– Bota kërkon.. – Shumë e shumë nga ti !
– Ri-lind e ri-kthehu, dhe njëherë dashuri !
– Sot o kurrë..! – Bota ka nevojë për ty !

.
Copyright@Asllan Miftari

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com