Diku takohen malet. Mal jam unë edhe ti je mal – Ilmi Cani
Diku takohen malet. Mal jam unë edhe ti je mal.
Në të bukrin lumëtakohen.
Janë male. Shtrydhen e s’ ankohen.
Diku piqen malet
Se oiqen te këmblt e tyre.
Nl përrenjtë e dëborës;
Tej pdo zgjyre.
Piqen malet piqen; kah shtrydhin veten
Luginash breruese për të ndezur jetën.
Mali;- mal; që shkund dhimbjet e i kthen në gëzime.
Mali;- mal, që shtrydh veten e ndez miliona burime, pa qarë për dhimbje.
Unë jam njëri mal që oiqem me ty.
Që dhëmbjet si qajmë. Na ndrijnë në sy.
Oh mikja, miku im; është bukur që jemi male.
Që jemi male!
Ndajmë dhimbjet pa psherëtima;
Që psherëtimën tonë e këndon lugina;
Lukina që klndon me brerimin tonë;
Ujvarash kristal;
Dhuruar e përkthyer nga i bukri mal.
Nga të bukrit male që shkrehen në luginë; që nuk qajnë në shkrehjen e tyre; në braktinë.
Në braktinë e ujërave që gjithmonë ;
Zhurmshëm e këndueshëm zbresin
Ndizen ylberesh; ujvarash;
Por në deltë nuk vdesin.
Këtu jemi, o malet e mij; o malepoetëte mij.
Poetëmale; malepoetë;
Që sstrydhen ujvarash;
Drita plot ngjyra, njerëzve tu ndrijë.
U poqëm o male në luginë;
Të nxjerrim në dritën e perëndishme njerinë.
U poqën në një pikë drite poetët
Që në aurora; njerëzve, tu ndrijnë netët;
Për të mos vdekur njeriu nga të ftohti.
Për të mos vdekur nga mungesa e vullnetit, për të qenë njeri.
Për të mos vdekur nga urrejtja.
Me urrejtjen mbrujtur.
Helmuar vetvetes; pa dashuri..
Dyvmale piqen në luginë.
Janë dy poetë që shtrydhin veten;
Në luftën për të ndezur ylber njerinë.
Ah! Ëndërra e poetëve që krijon Aladinë.
Një mbrëmje të qetë aurorë;
Sumbol i dritës së përkorë.
Të ftohtë përkorë.
Nga Ilmi Cani ; duke mwnduar për malet, që piqen në luginë si jeta që ringjallet.
ILMI CANI SOT 1943′