August 7, 2024

I fshehur – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

I fshehur

I fshehur jam
ndër buzët tuja
kur ti kafshosh
ta ndjej se janë në trupin tim
Do të rri i fshehur
ndër qepallat tuja
ta shoh botën në syt e tu
e syt e mi ta shohin botën tjetër
të kënaqësisë dhe të shpirtit.
I fshehur do të jem
në zemrën tënde
aty ku gjej qetësinë
e shpirtit.
Do të fshihem
edhe mes rreshtave
kur ti lëxosh, ta kuptosh
atë çka desha ta them.
Në mollzat e faqeve
do të fshihem
me duar kur ti ledhatosh
ta ndjej prekjen tënde.
I fshehur do të jem
kudo, ngado që të jesh
edhe në diell do të fshihem
të vij me rrezet e mëngjesit
të ta ngroh shpirtin.
Edhe në hënë do të fshihem
yjet e dashurisë sonë
ta ndriqojnë rrugën
edhe në ngjyrat e ylberit
do të më gjesh
duke vizatuar fytyrën tënde!

Xhevat I. Prebreza 19.02.2022 Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com