Joshje kolltuku – Fetah Maliqi

JOSHJE KOLLTUKU
Kalon duke u tundur nga partia në parti,
Krah mendon se i dalin duke premtuar,
Nis edhe gënjeshtrat e veta i beson,
Se fjalët s‘i ka nga mendja, ia kanë mësuar.
Zërin gurgullimë rrenën gurthemel,
Hyn ku nuk hyhet e i flliqur del,
Po me të gjitha tashmë është pajtuar,
Nuk është shaka, kolltuku i është premtuar.
Kroi i jetës për ta kurrë s‘ishte puna,
Diplomën e ka marrë, pa lexuar libër!
Për të atdheu është atje ku merret rrogë,
Po kurrë nuk është afrua te ura mbi Ibër.
Megjithatë patriotizmin e kanë në gojë,
Dhe e përtyp pa nda, se e kanë mbarësi.
Joshje kolltuku e ka vënë përpara,
Dhe kalon duke u tundur nga partia në parti…!
04.02.22
Hamburg