Dardanë sa të dua – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dardanë sa të dua
Edhe pse në emigrimë jetoja,
Dardanë, sa të doja,
Për vendin, ku u linda,
Gjithnjë kontriboja.
Aty ku u kërkua
Përherë isha me ju,
Me mallë e lotë në sy
Dardanë, të kisha në zemër.
Për vendlindjen, vendin tim,
Kurrë nuk përtova,
Aty përherë ku duhej
Flakë çeliku qëndrova.
Të jemi shembull e model,
Mirësi të kemi përqdoherë,
Puna ime nuk shkoi kot
Nga mërgimi si meteor…!
08.02.22
Hamburg – Dardanë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com