Drejt Parlamentit – Sevdail Hyseni
Satirike
DREJT PARLAMENTIT
Kuvendi i Serbisë, qenka i paparë,
S’e mendon veten t’jet pa shqiptarë!
Sa herë Beogradit na i kruhet shpina,
E gjen nga një dorë andej nga Lugina!
Për ta gjetur dorën e ka fare lehtë,
Shqiptarët nuk priten n’ luftë për pushtet!
Sidomos kur t’vijnë zgjedhjet parlamentare,
Partitë politike shpërthejnë ashiqare!
Nuk i lë inati, smira, urrejtja shoqërore,
Për t’bërë një Listë t’përbashkët zgjedhore!
Acarohet gjendja shkon në hasmëri,
Ngrihen në këmbë Kosovë dhe Shqipëri!
Prapë një pleqnar del me hakikat,
Për t’i bërë unikë shqipet n’Beograd!
Deri sa liderët grinden bëhen copa,
Rinia shqiptare ikën kah Evropa!
Po zbrazet Lugina n’gara për pozita,
E liderët tanë, hanë në dy korita!
Pse t’mos rrezikojnë, s’bëhet kiameti,
Kur vjen në pyetje një bythë deputeti!
Spica Metalike
(Karikatura: Agim Sulaj)