August 7, 2024

Mos më flisni – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mos më flisni

Më leni të qetë
nuk dua ta dëgjoj askë
dua të jem vetëm
dua qetësi.
Më leni të qetë
ta kujtoj të kaluaren time
dhimbjen ta mbaj
brenda zemrës
le të vajton e të loton.
Më leni të qetë
ti kujtoj ditët e fëmijërisë
në mahallën time kur loznim
ti kujtoj ditët me shokët.
Më leni të qetë.
syt mos të më pushojn me lotët
dua qetësi.
Më leni të qetë deri në harresë
nuk dua pëshpërima
nuk dua fjalë të kota.
Më leni të qetë
edhe ju poet
ju shkrimtarë dhe gazetarë.
Më leni të qetë edhe kur të eci
atyre rrugëve kah shkoja dikur
mos më flisni as në qastet e fundit të jetës
dua të vdes i qetë.
Më leni të qetë
kur të eci luginave e prronjëve
ku zogjët këndojnë
e uji është me zhurmën e gurgullimes.
Mos më flisni, më leni të qetë!
Xhevat I. Prebreza 14.02.2022, Prishtinë
Mirato
Refuzo

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com