Pesha e lotit – Ylli Meçe
Pesha e lotit
——-
Loti që zbret prej një qerpiku,
krejt pa u ndaluar
Deomos që rrjedh thellë,
prej shpirtit që nuk flet
Janë fjalëkodet e një zemre,
tejet të lënduar
Por dhe prej gëzimit marramendès,
ai mund të jetë.
—–
Ka raste që lotin e vështirë,
nuk mundet ta shohim dot
Nga buzëqeshja, që shpesh
e mbulon atë, aq bukur
Mos mendoni kurrë keq,
sepse do ta kishim të kotë
Nuk është hipokrit ,
por brengën fort e mba të strukur
—-
Lotin, deri tash askush jo..jo
nuk arriti e nuk mundi
T’i krijojë dhe atij si kudo,
njësinë matëse të vërtetë,
Ai nuk peshohet dot,
sepse një pikë dhe po humbi
Mund të jetë i rëndë,
ndofta sa pesha e ujit në një det
—-
Loti është si vargu
që poetët e hedhin në letër
Ku i dihet, për të
mund të ketë shkruar dhe Virgjili !
Veçse ka lot
( dhe duhet të bëjmë kujdes patjetër)
Ruhuni nga dënesat
e mos besoni, në lot krokodili !
—
Lotin e zemrës, ju betohem
dhe unë si ju e ndiej, njëlloj
Veç lotin hipokrit dhe lumë të derdhet,
kurrë nuk do t’a besoj !