August 7, 2024

Gjithë këto ditë muaj e vite, kam menduar për një artist – Ilmi Cani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gjithë këto ditë; muaj e vite, kam menduar për një artist.
Për artistin e Dardhës tonë; Arif Rama . Për hatër të këtij emri, që më vjen me gërma të theksuara, pranova në miqësi dhe ketë Arifin. Edhe ky Arif; me emër e mbiemër, më vijnë si artistë. Arifi im është nga Zalldardha.
Arifi im është një artist që u poq si artist në Dardhë e vazhdoi karrierën si artist në Laç; në atë qytet të madh industrial.
Arifi im; i joni si dernjanë; mori një grua artiste fierake. Ajo na mësoi si të këndonim këngët qytetëse të Fierit.
… dhe i kënduam bukur. Se dijmë të këndojmë. Dijmë të bëjmë art.
Arifi; i vëllai i Danit, Hasanit e Destanit. Mbetet dernjan i mirë tok me vëllezërit.
Dani si tregtar e burrë i mirë për gjithë dernjanët. Hasani; si burrë i drejtë e i sertë. Vriteshe në petulla me të, për të drejtën.
Destani si ushtarak e burrë i urtë. Urtësia;- simbol i kësaj familje.
Arifi; si Arifi. Artist i kompletuar përjetësisht në zemrën time.
Unë shkruaj për Arifin, si artist. Për Destanin si ushtarak e artist.

Po mendoj të mos shkrusj më. Kur mendoj se poezia ime nuk vlen pa ‘ ta. Se poezia ime, nuk është histori.
Nuk mundem të shkruaj histori.
Do bëj poezi për ata.
Për ata që nuk më gjetën në gjumë por më zgjuan ndienjën e artistit.

Ende, nuk po e dredh dot cigaren time.
Gishtat i kam tejet të zëna.
Të zënë gjithë gishtat;
Tek shkruaj me sqimë;
Për artistët që lindën në Dardhë;
Dardha është nëna.

Ilmi Cani ; në këtë çast , duke menduar për Dardhën time si vënd e si nënë që kultivon artistë.
Nasër a dikur; mund të shkruajë dikush për mua;
Si artist që shkruan për artistë.
Dardha është një vënd i pukur plot dritë.
Në vdeksha;
S’ do kem një varr.
Hiri im, do përndritë;
Si burri që lindi, jetoi
Si artist e
Shkroi për artistë.

Enë vdeksha; nyk do kem përmendore se s’mu desh.
Se nuk më duhet pas ikjes time.

Do iki për të qënë në panteonin e artistëve;
Se nuk i rashë tërë jetën në një vrime.
Përshëndetje miq. Çdo natë flej në jastëkun me gjëmba të kujtesës.
Me ëndërrën e bukur gjëmbash.
Me thirrjen;
Për ëndërrat e kujtimet të kujdesesh.

Si për startin ku nis e mbaron jeta jote;
Në udhën mes plehrash e perlash të
Kësaj bot

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com