Lulja e zehrit – Zef Bardhi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
~ .. Lulja e zehrit`
I kam dasht lulet e i due,
natyrès gjallè e shpirtin dlirè t’fminisè,
Nja’shtu t’ brishta buzve,
borès e akllit tèrqethès prarojnè hapsinèn,
Ato gjallesa mrekulluese,
t’leme prej hinit kepave e dheut tè dhimtès…
Po nji ditè i pashè nè fruer`,
do kingja t’ njomè stanit si shpurdheshin`,
Syve tè tyne dridhej deka,
pravullohej si kèrcelli i lules sè kputun,
Fjala e bariut nratjes heret,
idhnake pikej dhimtès mangores` fruerit,
-Lulja e helmit shpesh i rrenè,
me hijeshinè e sajè vrastare krejt tè untit,
Si anrrat e brishta engjullore,
mirazhit mashtrojnè amèl fmijèt e gjumit.!
ZNB. Alb. – It.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com