Pandemia dhe Rusia – Sevdail Hyseni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Satirike
PANDEMIA DHE RUSIA
Pa i mbushur akoma dy vjet,
Na erdhi virusi tjetër sekret!
Më i keq se i pari pandemik,
Që hap varre e mbjell panik!
Sa i hoqëm maskat me doreza,
Vaksina ruse vishet në të zeza!
Duke përhap’ sindromin Sputnik,
Nga Ukraina n’ishujt Ballkanik!
Luftës po i bie era bërthamore,
Sa vjen thellohet kriza botërore!
Ndryshe nga bota këndej n’Serbi,
Shpërthen mitingu: Rusi!, Rusi!
Dalin dhe të tjera parulla plus…
– Rroftë Putini! Rroftë baba rus!
Kurse në Luginë Listat shqiptare,
Po bëhen gati n’fushatën zgjedhore!
Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com