Pikë halli – Xhemajli Shala

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pikë halli
*******
Jam në pikë të hallit
Mundohem me shpirt
Si në pikturë ta sjell
Kohën që na buzëqeshë
Kur nata merr vesh
Çfarë ka ndodhur dje
Dita zbardh e lumtur
Jeta ka marrë fre
Jam në pikë të hallit
Çfarë do të ndodhë
Kur stinët flatrojnë
Mos na zënë në faj
Parandjenjë e hareshme
Pareshtur ma thotë
Do tona buzëqeshë jeta
E lumtur përgjithëmonë
Xhemajli shala 2022
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com