Ti erdhe – Rajmonda Qose Shkopi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ti erdhe
Ti erdhe kur qielli kish vrenjtur vetullat
E zana e përrallave kish humbur në pyll
Kur degët e pemëve kishin ulur kokën nga pritja
E pas hënës rrinte fshehur veç një yll
Ti erdhe si një Odise pas luftrave
Që perlesheshin tek unë me ditë e netē
Donin të mëplagosnin me doemos
Atë ëndërr të skicuar mbi fletë
Me vete më solle pak qielli nga i yti
Dhe në sytë e mi e vendose ngadalë
Ylberi ngjyrat si meteor i ndezi
Ndjenja pëshpëriste sa mijëra fjalë.
Rajmonda Qose
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com