August 3, 2024

Ato nëna – Arben Kurteshi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

☘️ ATO NËNA

☘️ Shumë më dhimbsen ato nëna
☘️ Që s’patën fat në shkollë të shkonin
☘️ E në vend të abetares
🍀 Kapën draprin në arë t’punonin.

☘️ Edhe n’ara edhe n’shtëpi
☘️ Laj, fshi e misër bluaj
☘️ Me njërën dorë rritën fëmijë
☘️ E me tjetrën n’magje gatuaj.

☘️ Oh, shumë m’dhimbsen ato nëna
☘️ Që rritën trima, e vetë vuaj
☘️ Rritën vajza e rritën djem
☘️ Prapë i lanë, ikën n’dhe t’huaj

☘️ Shumë prej tyre na kanë lënë
☘️ Disa të tjera ende janë gjallë
☘️ Ah, ato nëna sa shumë për ne bënë
☘️ Veç një nënë sa një mëhallë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com