Marsi i përgjakur – Xhevat I. Prebreza
Marsi i përgjakur
Seç na u përgjak sot Drenica
thonë lufton
njaj Azem Galica
s’është Azemi, po Adem Jashari
shkjaut taknet seç ja kalli.
Thrret Ademi baben Shaban
zinjau priten në atë anë
mos e le një të gjallë
zot k’saj toke kem me i dal.
Ja nis kangës së Zhuj Selmanit
me kallash në vend të qiftelisë
sa mirë ja thot njaj Hamëz Jashari
s’ka vend për ty o shkja i zi
se kjo tokë është e jona
kurrë s’do të mbetet nën serbi.
Nana Salë, Tringa e kësaj toke
i mbledh fëmijët ju jap gajret
kapni armet o f’mijt e mij
për këtë tokë duhet me vdek.
Na u përgjak e tanë Drenica
marsit lulet seç ju skuqen
çdo pranverë ju kujtojm
mbi varret do ju bijn lulekuqet!
Xhevat I. Prebreza 05 03 2022, Prishtinë