Me Kryeministrat – Sevdail Hyseni
Satirike
ME KRYEMINISTRAT…
Shqipja shtrinë krahët
N’katër republika…
Këtij “Open” Ballkanit
Na i rëntë pika!
Nuk e paskam ditur
Çdo të thotë i hapur?
S’është kollaj të jesh
Nga koka i kapur!
Por, kokat shqiptare
Duken shumë të zgjuara,
Veç për kryeministër
Qenkan të gatuara!
N’Shqipëri e n’Kosovë
N’Mal të Zi e n’Maqedoni,
Shqipet lëshojnë rrënjë
Thellë në Qeveri!
Tani dhe Dritani
Një djalë ulqinak,
T’ngjitet n’Qeveri
S’e ka zor aspak!
Ka mbetur Lugina
T’mendoj në Serbi,
Se si të rrëmbej
Ndonjë Ministri…
Me kryeministrat
E kemi më lehtë,
Deri në Evropë
Të shtrijmë pushtet!
Pse t’mos qeverisim
Edhe n’Diasporë?
Kur kemi resursin
E pasur njerëzor!
A nuk thamë dje,
Si sot të llastuar?
– Shqiptarët e integruar
N’Evropën e bashkuar!