Meditim për Adem Jasharin – Ylli Meçe
Meditim për adem jasharin
( Baladë )
Sa vështirë e paskam
“Bacë”,për ty poemën
ti “shkrove ” me pushkè….
unë “pushkè” kam veç penën
…………..
Vallë çfarë mendoje…
në at’ Mars plot ngricë…
a mos vallë flamurin
ngritur në Drenicë ?!!
……..
Se ç’ma ndeze zemrën…
nuk di pse mendova…
në at kullë -kështjellë
mbledhur gjithë Kosova..!
…………
Eh… kjo kulla jote
ndërtuar me gurë….
në themel plot-zemra
zemrat gjithë- flamur !
…………
Kjo kështjellë baroti
nuk është si e Mujës
tre herè e rrethuar
si kala e Krujës !
—-
Jashtë, përmbi mure
me plumb gdhëndet guri
tash lufton kështjella
lufton dhe flamuri
—-
Ndalet për pak çaste
ndalet historia
dridhet universi
nën peshën e tia
—–
Dikur dhe ka ndodhur
Veç…shekuj më parë
kur lufton kështjëlla
vet në vijë të parë !
—-
Brënda një fortese
tre ditë epope
çjerr faqet “Evropa
se… do kabare !
—-
Si u ndjeve ” bacë”
kur e pe të vrarë
në fortesën tënde
dëshmorin e parë ?!…
………..
Ky vend i shqiponjës
s’ka dëshmorë të parè..
nuk ka as tè fundit
ndaj dhe jemi gjallë !
…………………………..
Flakë e zjarr e ndez
dushman..bir i bushtrës
unë jam prej Prekazi
flas me grykë të pushkës….!
……………
Flakë do marrë Kosova….
një herë kemi le….
unë jam shqipe mali
ti korb, pa atdhe….!
………………..
Do të shkul prej toke
shkja… – të humbtë soja.
për liri- mbjell arat
me plumb e gëzhoja !
………………….
Je një farë e keqe..
s’bën për Dardaninë
dhe nè tokën tënde
je mort për Serbinë !
………
Ndaj shporru prej meje
në shpirt kam Lirinë
atë s’mund ta vrasësh
është për Shqipërinë !