August 7, 2024

Pranvere, nje fillim i ri – Eva Zoto

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pranvere, nje fillim i ri.

Celen te parat lule, ato te bajames
nga rrezet e diellit, u genjyen disi
erdhi dhe Pranvera, nuk vonoi shume
e bletet zukatin, mbi pjalmin e ri.

I hapem dritaret, kanat me kanat
dhe te fryje Juga, te na ngrohe shtepine
perdet e mendafshta lehte te perkunden
e tingujt e natyres, embel feshferijne.

Neper kaltersi, fluturojne plot zogj
edhe bishtgersherat, erdhen perseri
ashtu si cdo vit, kerkuan folete
duke bere gati, nje fillim, te ri.

Maleve debora, po shkrin dalengadale
uji, rrjedh i qete ne token e sfilitur
disa kembore delesh, tingellojne gezuar
tek ushqejne te vegjlit gati per tu rritur.

Fyellit cobani duke qare i bie
per nje vajze fshati, te bukur nder shoqe
me vajin e tij, sikur dic i thote.
te dua aq shume sa mendjen m’a hoqe.

E ulur ne piano do luaj, kater stinet
eshte nje melodi, qe me gelon ne shpirt
ashtu si Pranvera me ardhjen e zhurmshme
i hedh kudo rrezet e qiellin, ndrit.

AUTORE EVA ZOTO

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com