August 4, 2024

Kalaja dhe mimoza e “ gurgurit” – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kalaja dhe mimoza e “ gurgurit”
(Legjendë në vargje )
—–
Thuhet, se na paskish qenë një djalë i ri dikur…
Ku askush, nuk dinte si…e prej nga kish ardhë
– Vi nga larg-u tha- e mua më quajnë”Gurgur”
Teksa nurin ja ndritëte, një buzëqeshje e bardhë
—-
Bënë çudi të madhe aso kohe, në atë fshat
Ngaqë askush nuk kish dëgjuar një të tillë emër
Ndërsa ndërtonte mure e ngrinte më lart kalatè
Mbi ç’do gurë një tjetër e mbi ta dhe një zemër

Djaloshi i urtë , nuk pat kapur kurrë armë me dorë
(Ndofta në thellësinë e mureve i pat mbështjellë)
Nga dora dhe çekani tij, githë gurët merrnin formë
“Gurguri” armë më të fortë, bëri një – një kështjellë !
—-
” Gurgur”-i, paskish qenë vërtetë shumë i çuditshëm
Thuhej, se fjalosej me gur-granitin e shkëmbenjtë
T’ja prekje kalatë, zemërimin e kish aq të frikshëm
Madhështia e tij, e lartë ohhh… sa e lartë gjer te retë !
—-
Çuditërisht shqiponjat , pranë murit i’u mblodhën
Rreth e qark kalasë e gjer në majë, nisën fluturim
Vallëzimin e shqipeve me flatra mbi gurë e hodhën
Ish valle e tyre, pse jo mbase një gjest për shënjtërim !
—-
Dikush për fshatin, të hynin në kala – e pat menduar
Të mrekulluar prej saj , atje në at’kështjllë ” Kan-hinè”
Deti i madhërishëm dhe koha at moment e bekuan:
Le ta quajmë nga ilirishtja jonë këtë kala – “Kaninë”!
—-
Askush nuk di si ndodhi, por mund të jetë e vërtetë
Krejt Iliria u mbush gjithë andej me mur e kështjella
Prej themelve, thonë mbinë-” gurgur”vajza e djemtë
Me ballin përbllë armikut e me gjoksin, për nga era

Dhe vitet rrodhën e rendën, vrullshëm si lumenjtë
Për ” Gurgurin”si çekiçi që godet, po trokiste pleqèria
Befas, kur askush nuk e priste ai foli nën zë lehtë -lehtè:
Unë jam si ju një Ilir, por kam ardhë këtu nga Dardania !
—-
Ja, ashtu foli thjeshtë i urti plak dhe një heshtje ra
Drejt Aulonës me hap të ngadaltë zbriti qetë-qetë
Nuk dihet pse dhe sot, Ujit të Ftohtë i thonë dhe” kala”
Veç dihet, se atje gjeti një mimozë të vogël me fletë
—–
U ul përballë të voglës dhe të bukurës mimozë
Me dhembshuri e shikonte të vetmuar në rrëpirë
Dielli në perëndim të Sazanit u ngjyros në rozë
Veç mimoza, nuk e ndryshoi aromën e saj të mirë
—-
“Gurguri” në jetën vet, s ‘ish marrë aspak me drurët
Ndofta dhe atë pemzën që pa, emrin nuk i’a dinte
Por në çast e mendoi, ta përrethonte atë me gurët
Ashtu si bënte me kështjellat, kur punonte ndër vite
—–
Intersante kjo botë, pse qenka ndërtuar plotë çudira ?
Ku qëndrojnë enigmat, që na shoqërojnë në çdo hap ?
Vërtetë, çfarë lidhje të kishin ngado ”kështjellat e mbira”
Me mimozën e bukur, që aq shpejt në Iliri u përhap ?!
—–
Thonë gojëdhanat, se “Gurguri” këtë nuk e mësoi dot kurrë
Thonë, se nga kjo pemë në Vlorë, u lind e bukura e dheut
Thonë, me vello e mbi të një kurorë, Donika e Aranitasve
Plotë aromë mimoze kalëroi…. e u nis drejt Skenderbeut !
—–
Epilog….
Le të krenohet e gjithë Greqia me Odisenë dhe Penelopën
Me “Gurgur- kala e mimozè “, ne ilirjanët kemi – gjithë botën !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com