Kanarinë… – Musa Dushica
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kanarinë…
Kanarinë moj, në dorën time
Me pranverën, sërish erdhe
Përveq këngës, me ligjërime
N’zemrën time thure çerdhe !
Erdhe leht e shpejt si era
Dhuratë erdhe në dorën time
Nga atdheu t’solli pranvera
T’këndojmë bashkë, e ëmbla ime !
N’mërgim erdhe dhe më gjete,
Të mërzitur… zog të hurruar
Tharë e tretur, si gjeth vjeshte
Shpirt e zemër, të përvëluar !
Ti, stërgjyshërit m’i kujtove,
Moj zë ëmbla, dhe tel-holla
Historinë, sa bukur shkrove
N’odat tona, kur ishin shkolla..!
Si bilbilat, ja themi këngës,
Sa do pak, t’na zbutet halli…
Edhe këtu, në gjuhë të nënës,
Se përndryshe, na djegë malli !
Musa Dushica
26 Mars 2022
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com