Kujdes, rusët! – Sevdail Hyseni
Satirike
Kujdes, rusët!
Pa kaluar mirë virusi Kovid,
Erdhi tjetri na lidhet për fyt!
Varur në qafë si gur mulliri,
Nuk merr vesh dreqi as i biri!
Sa nga kriza e gjendja e sigurisë,
Jemi mbërthyer si n’bri të dhisë!
Çmimet po rriten deri në qiell,
Nuk gjen në treg vaj edhe miell!
E mos të flasim për naftë e gaz,
Askush nuk di çka na pret pas!
Si rrjedhin gjërat punët janë pus,
– Fshati që duket s’do kallauz…!
Sapo i hoqëm maskat me doreza,
Erdhi Putini me një mijë të zeza!
Me armë nukleare kërcënon si n’Kievë,
Era e së cilës ndihet në Preshevë..!
Këndej n’Ballkan rron urti e shprehur,
– Kujdes nga rusi dhe serbi i dehur!
Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)