Nje varg…. – Nexhi A Tahiri
Nje varg….
Me vjen nga shpirti te shkruaj
Eshte dite e poezise , si enderr e bukur,
Me del diku e me pershendet e gezuar
Ku je, pse nuk flet mos valle je e trishtuar
Koken ke ulur e nuk me flet?!
Ej ti , degjome, shkruaj ne nje flete
Dy vargje te arta per mua ashtu sic di ti vete.
Shkruaj per detin qe per perplas dallgen me furi,
Per qiellin blu e diellin qe ndrit gezueshem perseri
Per mallin tend qe te vlon ne gji
Dikush te pershendet nga larg e ti ndjen kenaqesi.
Ej , eshte e bukur jeta edhe se diku lufta ka nisur,
Shpresoj qe njeriu nje dite te kuptoje
Qe cdo gje e keqe nje dite do mbaroje ,
E kjo bote te gezoje jeten qe ka nisur!
Drejtoj syte nga qielli plot drite e dielli qe ngroh kete toke,
Buzeqesh e shkruaj ca vargje plot dashuri
Eshte dita yte e ndritur e imja poezi…